Sport

Dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit, ja kush renditet i pari

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka bërë renditjen e gjyqtarëve më të mirë në histori të futbollit.

IFFHS ka mbledhur të gjitha rezultatet e renditjeve vjetore të gjyqtarëve nga vitet 1987 deri në vitin 2022 për të vendosur më të mirin e të gjitha kohërave.

Vendi i një gjyqtari në çdo kategori vjetore përcakton numrin e pikëve që ata kanë mbledhur.

Në rast se një gjyqtar përfundon në krye të listës vjetore, atëherë ata shpërblehen me 20 pikë.

Vendi i dytë në këtë renditje përfiton 19 pikë, ndërsa i treti merr 18 pikë dhe kështu vazhdon deri në fund.

Ashtu siç pritej, Pierluigi Collina, fituesi i çmimit si ‘Gjyqtari më i mirë në botë’ nga IFFHS në gjashtë raste mes viteve 1998 dhe 2003, e udhëheq tabelën me 191 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Markus Merk.

I treti në listë është gjermani Felix Brych që mban 161 pikë ndërsa Kim Milton Nielson mban pozitën e katërt.

Howard Webb i Anglisë e kompleton pesëshen e gjyqtarëve më të mirë me 156 pikë.

Webb është njëri prej tre gjyqtarëve anglezë në listë, me Graham Poll që renditet i 23-ti me 82 pikë, dy më shumë se Martin Atkinson që renditet i 27-ti.

Dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori sipas IFFHS:

Pierluigi Colina – 191 pikë

Markus Merk – 184 pikë

Felix Brych – 161 pikë

Kim Milton Nielsen – 159 pikë

Howard Webb – 156 pikë

Björn Kuipers – 152 pikë

Peter Mikkelsen – 142 pikë

Cuneyt Cakir – 140 pikë

Oscar Ruiz – 132 pikë

Nicola Rizzoli – 121 pikë/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button