“Ikni nga Shqipëria”, si ndryshoi jeta e Ilir Sulit pas videos virale
Dikur ngrinte “peshë” zemrat e shqiptarëve, por jeta e tij mori një kthesë të fortë dhe të papritur në momentin kur u shkëput nga peshëngritja.
Ilir Suli rrëfeu në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti jetën e tij “pa dorashka”.
I penduar për atë që ka bërë, për heqjen e mundësive vetes, pasi siç thotë vetë Iliri, ai sot mund të ishte rekordmen botëror.
Por pas rënies fillon gjithmonë ngritja, dhe për Ilirin një gjë e tillë ndodhi pas një videoje virale në rrjet, ku ai ju bën thirrje të rinjve për tu larguar nga vendi.
Pas kësaj, gjithçka ndryshoi, dhe siç thotë ai shteti “ktheu sytë” te heroi i të rinjve shqiptarë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si ndryshi jeta jote pas vitit 2011?
Suli: Mbylla sportin, doja të mbyllja shkollën e mbylla shumë vonë. Erdhën këta në pushtet, pas 10 vitesh dhashë një deklaratë komplet padashje, “Ikni nga Shqipëria” u bë nami. Nëpërmjet ligjit që u bë përmes kryeministrit, pasi me atë kam njohje personale, më futën te Ministria e Mbrojtjes, në atë kohë ishte 400 mijë, tani diçka më ndryshe. /Vizionplus.tv/