Rrëzohet në tualet/ Humb jetën portieri i Barcelonës Guayaquil
Portieri i ri i Barcelonës Guayaquil, Justin Cornejo, ka humbur me jetën, pasi ka pësuar një aksident në shtëpi dhe gjatë rënies ka goditur kokën, duke i shkaktuar vdekjen në moshën 20-vjeçare.
Aksident fatal Cornejo u dërgua me urgjencë në spitalin në Guayaquil, ku ata konfirmuan se i kishte vdekur truri. Disa kolegë të Barcelonës mbërritën në qendrën mjekësore për të zbuluar gjendjen e portierit, e cila ishte shumë kritike.
“Barcelona Sporting Club informon se lojtari ynë i ri, Justin Cornejo, ndodhet në spital që prej ditës së djeshme. Gjendja e tij është kritike, dhe për respekt të privatësisë së familjes së tij, nuk do të jepen detaje të tjera për momentin.
Për shkak të kësaj situate të vështirë, ne kemi vendosur të pezullojmë aktivitetet sportive të klubit deri në një njoftim të dytë.
E vlerësojmë thellësisht mbështetjen dhe mirëkuptimin e të gjithëve në këtë moment”, ishin deklaratat e klubit pas aksidentit. Disa orë më vonë, vetë klubi konfirmoi më të keqen.
Justin Cornejo ka humbur jetën si pasojë e aksidentit në banjën e shtëpisë së tij. Barcelona kërkoi respekt për situatën e vështirë që po kalon familja dhe ekipi profesionist. “Asnjë fjalë apo frazë nuk mund të largojë dhimbjen që ndjejmë tani.
Kujtimet që ai na lë të gjithëve do të jenë ato që na japin forcën për ta kaluar këtë. Justin, do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prefsh ne paqe miku im. Ne ju duam shumë”, tha ai./OraNews