Vendi

Parashikimi i motit për sot, vranësira të dendura dhe reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura ndërsa nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit  me intensitet të ulët dhe mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare në orët e para të ditës reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe mund të shfaqen problematike.

Ndërsa në orët e pasdites reshjet humbasin territor dhe intensitet  dhe në pjesën më të madhe të territorit pritet të jenë me intensitet të ulët, në jug reshjet pritet të jenë të  herëpasherëshme e me intensitet deri mesatar.

Në mbrëmje reshjet priten të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në relievet malore në juglindje.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi 12-14m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button