Life Style

Efi Dhedhes: ”Kur ti ecën dhe disa miq ngelen po në vend domosdoshmërisht miqësia nuk mund të ecë më…”

ftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Efi Dhedhes. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo ka folur më shumë për sfidën e saj më të re që është drejtimi i emisionit “F’ink” në “E Diell” dhe më shumë detaje rreth jetës së saj personale.

Gjatë këtij episodi, u përmend edhe fakti se si rrjetet sociale ndikojnë në jetën tonë dhe efektin e frikshëm që ato kanë tek jeta jonë reale. Edhe pse të dyja janë shkrirë dhe janë bërë një, sërish ka një ndarje prej tyre. E pyetur nëse miqtë realë rrallohen teksa rriten ata virtualë, Efi u përgjigj:

Patjetër që po. Pakësohen. Në takimin tim të parë me psikologen më ka thënë që në momentin e parë që ti do fillosh të merresh me veten tënde dhe gjërat e tua do të ecin e do të kesh sukses, në momentin që miqtë e tu që i ke pranë nuk bëjnë të njëjtën ecje me ty në gjërat e tyre ndoshta nuk do të ketë lidhje me ty, do të ndodhë vetëvetiu që ti nuk mund të shoqërohesh më me ato njerëz. Nuk do të kuptoheni më. Për shembull mua më ka ndodhur me shoqet që pas ‘famës’, më është dashur që ta mbaj këtë lloj gjëje, mos dal më në vende publike. Ne e dimë që Tirana është vend i vogël, nuk është se ka vende speciale për ne. Në të njëjtat vende shkojmë. Kështu që unë me vetëdije dhe patjetër pa dëshirë, se nuk më pëlqen të dal, i thoja që nuk dua dhe nuk ma kuptonin.

Më tej ajo shtoi se: 

Unë kur kam dalë nga “Big”-u kam pasur probleme me ankthin dhe njerëzit. Nuk kam qenë mirë por është edhe fakti që po unë dua ta mbaj pak imazhin tim. Më dukej vetja sikur mua mu rrit mendja, ishte një lloj lufte me veten ndërkohë nuk dija si t’jua shpjegoja. Por gjithësesi fakt është që në momentin që ti ecë dhe disa miq ngelen po në vend domosdoshmërisht miqësia prishet ose pakësohet, ftohet nuk mund të eci më njësoj. Në momentin që të shohin ty që ecën pastaj ka edhe njerëz që nuk janë okej me veten e tyre dhe nuk është se u bëhet edhe shumë qejfi.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button