ShowBiz
Aksidenti i Meriton Mjekiqit, reagon Milaim Zeka: Boll me këto lajme se i çmendet njerëzit!
Pak orë më parë ‘Pamfleti’ lajmëroi se lajmi mbi aksidentin e Meriton Mjekiqit, ku shumë media flisnin se ishte në gjendje të rëndë, është i rremë.
Gazetari nuk ka pësuar asnjë aksident dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Të njëjtat burime bëjnë me dije se moderator do dalë shumë shpejt në Instagram live për të përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë rreth tij, në lidhje me aksidentin e supozuar. Por para tij, reagoi gazetari i njohur Milaim Zeka, ku sqaron se ka qenë në të njëjtën makinë me Meritonin dhe nuk ka pasur asnjë aksident. Ai madje u bën thirrje të gjithëve të mos përhapin lajme të pavërteta. /Pamfleti