Bota

Rrufeja godet një 32-vjeçar.Ndjeja sikur po vdisja

Momenti i frikshëm kur 32-vjeçari Pavel Smirnov u godit nga rrufeja teksa po kërcente me vëllanë dhe një shok në një skelë në Batumi të Gjeorgjisë u kap në videon e postuar në X.

Në video, Smirnov shihet duke kërcyer kur ai goditet papritur nga rrufeja dhe bie pa ndjenja në tokë.

Duke përshkruar atë që ndjeu kur u godit nga rrufeja, 32-vjeçari tha: Gjëja e parë që pashë ishte një tunel drite. Pastaj dëgjova nga fëmijët se ishte rrufe dhe fillova të kuptoja se çfarë kishte ndodhur, por ndjeva se do të vdisja. Kisha një humbje të plotë të vetëdijes, nuk i ndjeja gjymtyrët e mia.

“Ndjeva dhimbje brenda, më dhimbnin këmbët, më dhimbte lëkura. Ishte shumë e vështirë të përgjigjesha, më dukej sikur nuk merrja dot frymë”, vijoi përshkrimin 32-vjeçari.

“Gjithçka që mund të mendoja ishte uf, duket se vdekja ishte e thjeshtë”, shtoi 32-vjeçari.

Ndonëse i janë grisur këpucët dhe ka pësuar disa djegie, mjekët e spitalit ku u dërgua konstatuan se ai nuk ishte lënduar rëndë.

Siç u tha, ishte një mrekulli që ai nuk u vdiq apo u plagos rëndë. Smirnoff është ende në spital dhe pritet të dalë në ditët në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button