7 shenja që tregojnë se trupi juaj po plaket normalisht
Moshimi është një proces natyror që, pavarësisht përpjekjeve tona më të mira dhe rregullimeve përmes estetikës dhe pajisjeve teknologjike, sërish duket kaq e pamundur ndalimi i këtij procesi. Megjithatë, procesi nuk duket i njëjtë për të gjithë. Moshimi i parakohshëm ndodh kur shenjat tipike shfaqen herët, sipas Klinikës Cleveland, kështu që trupi juaj mund të duket ose të ndihet më i vjetër se mosha reale.
Moshimi është i lidhur me shumë ndryshime në trupin tonë, të jashtme dhe të brendshme, në sistemin e organeve, atë muskulator, kardiovaskular dhe nervor.
Por, cilat janë shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket normalisht?
#1 Lëkurë e hollë, e rrudhur
“Një nga shenjat më të dukshme të moshimit është lëkura jonë. Ndërsa kalojmë këtë proces, lëkura bëhet më e hollë duke humbur yndyrën dhe elasticitetin,” thotë dermatologu Adam Friedman. Ndryshime të tjera të lëkurës që lidhen me moshën janë varja, hiperpigmentimi, kapilarët e dukshëm etj.
#2 Nyje të ngurtësuara, të dhimbshme
Nyjat janë zona ku kockat bashkohen dhe janë të mbrojtura nga kërci, membranat dhe lëngjet. Kur vitet kalojnë, nyjet bëhen më të ngurta dhe më pak elastike, pasi kërci konsumohet dhe sasia e lëngut zvogëlohet. Këto ndryshime mund të shkaktojnë dhimbje, dobësi, probleme të ekuilibrit dhe nivel të ulët përqendrimi.
#3 Dobësi muskulore
Me kalimin e moshës, masa jonë muskulore e trupit zvogëlohet, fibrat e muskujve tkurren dhe indet dëmtohen. Forca dhe qëndrueshmëria e muskujve priren të arrijnë kulmin rreth mesit të të 30-tave. Me kalimin e kohës, muskujt tanë humbasin forcën, qëndrueshmërinë dhe elasticitetin, sipas Klinikës Cleveland.
#4 Probleme me shikimin
Është normale që të përjetojmë ndryshime në shikim ndërsa kalojnë vitet. Problemet e zakonshme të shikimit të lidhura me moshën përfshijnë humbjen e aftësisë për të parë nga afër, si dhe vështirësinë për të dalluar ngjyrat.
#5 Humbja e dëgjimit
Njerëzit priren të kenë humbje të dëgjimit të lidhura me moshën. Moshimi çon në ndryshime në veshin e brendshëm dhe të mesëm, si dhe në rrugët nervore nga veshi në tru, të cilat ndikojnë në dëgjimin tonë.
#6 Thinja ose rënie e flokëve
Një tjetër shenjë e dukshme e moshimit janë ndryshimet në ngjyrën ose strukturën e flokëve. Flokët gri ose të bardhë ndodhin nga humbja e melaninës, pigmentit që i jep ngjyrën e flokëve. Ndërsa kalojnë vitet, folikulat prodhojnë më pak melaninë, kështu që kur rritet një qime e re, duket gri ose e bardhë.
#7 Inflamacion kronik
Inflamacioni është përgjigja e sistemit imunitar ndaj sëmundjeve, dëmtimeve ose mikrobeve, të cilat shkaktojnë lirimin e qelizave inflamatore për të nxitur shërimin. Ndërsa moshohemi, trupi humbet aftësinë për të hequr qelizat e vjetra, të dëmtuara që nuk do të rriten apo vdesin dhe kjo shton më shumë inflamacionin kronik në trup.