Life Style

“Lopë, porno…”/ E kritikojnë për kilogramët e tepërta, reagon Ronela Hajati: Fjalia më e shpëlarë që më zënë veshët…

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, së fundmi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me komentet negative që merr here pas here për pamjen e saj fizike

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, së fundmi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me komentet negative që merr here pas here për pamjen e saj fizike, por shpeshherë edhe muzikën.

E bezdisur nga këto reagime të ndjekësve të saj, Ronela u ka bërë thirrje atyre se kohën që harxhojnë duke i komentuar asaj, t’a shfrytëzojnë për të fituar para.

“Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”, ka reaguar këngëtarja.

Ndër të tjera ajo shtoi: “K***, lopë, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.

Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo! Dhe kushdo që më takon, ju lutem mos më thoni më: Ronela qenke më e dobët live se është fjalia më e shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj pa i rënë në qafë askujt kurrë!”.

Ronela gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për ata që e kanë mbështetur dhe e kanë mbushur me dashuri gjatë gjithë karrierës së saj: “Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri e njerëz, ju kam shumë xhan! Ju tjerëve, ishalla po keni punë!”.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button