Bota
Shqiptari kryen manovër të gabuar dhe përplas motoçikletën, vdes 53-vjeçari në Itali
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme, në komunën e Montegrotto Terme.
Një makinë tip “BMW” e cila drejtohej nga një 26-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Vicenzës, është përplasur me një motoçikletë të drejtuar nga 53-vjeçari Vittorio Granata, banues në Abano, i cili humbi jetën.
Sipas një rikonstruksioni fillestar, shqiptari ka kryer një manovërt të gabuar dhe i ka prerë rrugën motoçiklistit.
Një pasagjer në makinë është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Padovës.
Sipas medieve italiane, 53-vjeçari ishte inxhinier dhe pronar i një start up-i./OraNews