Life Style

Berisha nesër në SPAK, Meri Shehu: Ai është Peshore, luftën me Gaforren e ka me kryeministrin

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit.

Por jo vetëm kaq, pasi Shehu u pyet edhe në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili të mërkurën do të paraqitet në SPAK.

“Berisha shkon në SPAK të mërkurën, është Peshore, mirë apo keq si e ka?”, ishte pyetja e Blendi Salës drejtuar astrologes.

Kjo e fundit u shpreh se ‘Peshoret këtë periudhë luftën e kanë me Gaforret’, dhe shenja e Gaforres është kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Peshoret kanë një avantazh sepse është Afërdita në shenjën e tyre dhe mos të harrojmë se Marsin e ka në Gaforre. Luftën me Gaforren e ka me kryeministrin. Marsi në Gaforre ka një prepotencë më të madhe në këtë periudhë, megjithatë Afërdita në Peshore mund të ekuilibrojë disa situata. Mendoj se do shkojnë gjërat më mirë seç kanë shkuar deri tani. Por nuk them se do jenë shumë më mirë për Peshoret akoma, por janë mirë. T’a kishte lënë për javën tjetër më mirë”, tha Meri Shehu.

Ndërkohë kujtojmë se Sali Berisha është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen ‘Partizani’ janë drejt përfundimit.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej dhjetorit të vitit 2023. Ish-kryeministri është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button