Life Style

Gjesti ‘bëhet i gjallë’, sulmon kolegët: Keni mbetur me të vjetrat

Pas një periudhe jo shumë pozitive për të, Gjesti ka ngjallur reagime me një video të publikuar së fundmi në “Instastory”. Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ironizoi skenën muzikore shqiptare për mungesë risie.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur. Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po ja nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua”, shprehet Gjesti në videon në fjalë dhe me titra shkruan: “U kënaqa, pikë, pikë”

Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, mesazhi i drejtpërdrejtë ka lënë të kuptohet se i adresohet kolegëve të estradës.

Mesa duket Gjesti mendon se reklama më e mirë është sulmi. Mbase ai e ka kaluar periudhën jo të mirë, për të cilën u prononcua disa herë në Instagram dhe mund të jetë gati për ndonjë projekt të ri. E për këtë i duhet një ‘reklamë’. Meqë kjo metodë tanimë njihet, nuk do jetë çudi që si formë propagande të ketë gjetur sulmin ndaj kolegëve.

Gjesti ‘bëhet i gjallë’, sulmon kolegët: Keni mbetur

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button