Bota

Musk, i bindur se brenda 4 viteve mund të dërgojë njerëz në Mars 

Misionet me njerëz në Mars mund të bëhen realitet më shpejt nga sa e kishim menduar. Sipas CEO-s së, SpaceX, Elon Musk grupi i parë i njerëzve mund të ulet në Planetin e Kuq brenda katër viteve të ardhshme.

Musk bëri të ditur se SpaceX pritet ta nisë anijen e saj të parë kozmike “Starship” pa ekuipazh në Mars brenda dy viteve, që përkon me dritaren e ardhshme të transferimit nga Toka në Mars.

Misionet e para do të jenë pa njerëz për të testuar uljen pa dëme në Mars,” shkroi ai në një postim në platformën e tij të mediave sociale “X”.

Nëse këto ulje janë të suksesshme, kompania synon të fillojë misionet e saj të para me ekuipazh në Mars brenda katër viteve.

“Shkalla e fluturimeve do të rritet në mënyrë eksponenciale prej andej, me synimin për të ndërtuar një qytet të vetë-qëndrueshëm në rreth 20 vjet”, shtoi miliarderi.

Më herët, në prill, Musk, i cili themeloi SpaceX në vitin 2002, kishte parashikuar që anija e parë kozmike pa ekuipazh do të ulej në Mars brenda pesë viteve dhe se njerëzit do të mbërrinin brenda shtatë viteve. Megjithatë, afati kohor tani është përgjysmuar./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button