“S’mi merrni dot”, Lori Hoxha poston foton me stafin, por kë thumboi?
Puna për sezonin e ri televiziv vazhdon dhe bashkë me të edhe risitë që po vijnë në ekran.
TCH ka ardhur këtë sezon me shumë ndryshime, emisione dhe moderatore të reja dhe të larguara.
Lori Hoxha ka postuar së fundmi një foto me “trurin” e programeve televizive që është stafi dhe producentët. Mirëpo, përtej fotos ajo që tërhoqi jo pak vëmendje ishte shkrimi i Lorit në foto.
“I bëj tag lirisht se s’mi merrni dot…”, shkruan producentja ndërsa në foto shihet e motra, Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço.
Mos ishte një “kunjë” për të “larguarit” nga ky staf, duke postuar vetëm “besnikët”?
Kujtojmë se e fundit që është larguar nga stafi i TCH (zyrarisht) deri më tani është Olsa Muhameti, e cila ka nisur një rrugëtim të ri në “Klan Kosova” si producente ekzekutive e BBVK./Pamfleti