Rajoni

Serbët bllokojnë rrugët/ Kërcënojnë se do të vazhdojnë protestën deri sa t’u plotësohen kërkesat

Nisur nga ora 18:00 e mbrëmjes së të premtes, qytetarët serbë, bllokuan rrugët që të çojnë nga Serbia në Kosovë.

Në Rudicë të Serbisë tre serbë bllokuan rrugën për në pikën kufitare të Jarinjës e në dorë mbanin pankarta me kërkesat e tyre, që kryesorja ishte largimi i Policisë së Kosovës nga veriu i vendit.

Serbët në shenjë proteste nuk lanë të kalonin qytetarët që kishin dokumente e vetura me targa të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Po ka bllokadë, unë kalova. Kam dokumentet e Kosovës dhe të Serbisë. Kush janë ata të më kërkojnë dokumentet, i dhashë aty ku duhet.

Protestuesit kanë njoftuar se do të bllokojnë rrugën deri në kohën kur të plotësohen kërkesat e tyre.

Megjithatë në pikën kufitare të Jarinjes, pas kontrolleve policore të gjithë automjeteve që dëshironin të hynin ose dilnin nga Kosovë u mundësohej një gjë e tillë.

Por, Policia e Kosovës u rekomandonte qytetarëve me mjete identifikimi të Kosovës të mos kalonin nëpër Serbi.
Rrugët për te tre pikat kufitare me Serbinë, Jarinja, Bërnjaku dhe Merdarja janë të bllokuara./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button