Dorëheqja e Alfred Pezës nga drejtori i RTSH/ Pas akuzës për ngacmim seksual, reagon për herë të parë gazetarja
Gazetarja dhe moderatorja e njohur e RTSH, Blerta Tafani ka reaguar për herë të parë pas akuzave për ngacmim seksual dhe presion psikologjik në ambientet e punës ndaj drejtorit të RTSH, Alfred Peza, tashmë i dorëhequr nga posti.
Për newsbomb.al, Tafani në lidhje me letrën që pretendohet se ajo i ka dërguar Këshillit Drejtues të RTSH, për ngacmimet seksuale dhe dhunën psikologjike të drejtorit Alfred Peza, thotë se ajo nuk është e vërtetë.
Sipas gazetares Tafani, letra nuk përmban firmën e saj, e për këtë nuk ka pranur të komentojë.
Unë mohoj të flas për një letër që po qarkullon ngado, por nuk mban firmën time. Pra, besoj vetëkuptohet që unë nuk kam çfarë të komentoj”, është shprehur Blerta Tafani, e kontaktuar nga redaksia e newsbomb.al.
E pyetur nëse e mohonte autorësinë e letrës së bërë tashmë publike, ku pretendohet për veprime dhe sjellje të turpshme nga drejtori Alfred Peza, ajo përsëriti: Letra që ju thoni, nuk mban firmën time!
Referuar përmbajtjes së saj, paralajmërohet një kallëzim penal në organet e drejtësisë, gazetarja dhe moderatorja Blerta Tafani është shprehur se nga ana e saj nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor, pasi nuk ka asnjë letër.
“Po, mohoj që të jetë bërë ndonjë kallëzim nga ana ime në Prokurori”, pohoi ajo./ Newsbomb.al/SYRI.net