Vendi

RROKADA/ Dorëhiqet Muhamet Rrumbullaku, Sokol Bizhga në krye të Policisë së Shtetit deri në …

Pas dy vitesh në udhëheqje të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është larguar nga detyra.

Burime bëjnë të ditur se Rrumbullaku ka deleguar kompetencat te Sokol Bizhga, aktualisht zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Bizhga do të ushtrojë funksionet e kryepolicit deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Ministria e Brendshme hapi garën këtë të enjte për pasuesin e Rrumbullakut.

Në lidhje me këtë zhvillim, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të thërrasë nesër në orën 10:00 një mbledhje të rëndësishme.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme.

Pritet që diskutimet e mbledhjes do të përqendrohen në procedurat për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe në planifikimin e hapave të ardhshëm për këtë proces.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button