Bota

Përmbytje në Itali/ Alarm i kuq nga moti i keq në Veri

Alarmi i kuq është shpallur në veri të Italisë si pasojë e një ciklon afrikan që ka përfshirë rajonin me stuhi të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu. Situata raportohet të jetë kritike në 16 rajone, ndërsa qytetet më të goditura raportohet të jetë Torino, Milano dhe Veneto.

Torino, reshjet e papritura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda, duke derdhur deri në 200 mm ujë brenda pak orësh. Një 58-vjeçar është raportuar i zhdukur pasi u kap nga vërshimi i lumit Orco ndërsa ishte duke punuar me traktorin e tij. Në Val di Susa, lumi ka dalë nga shtrati duke izoluar të paktën 50 banorë në fshatra të ndryshëm.

Mbrojtja Civile paralajmëron se kushtet meteorologjike do të përfshijnë reshje të mëtejshme të dendura, rrufe, stuhi lokale me breshër dhe erëra të fuqishme në orët në vijim.

Situata është vështirësuar edhe nga ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike në disa zona të prekura, ndërsa disa shkolla dhe institucione kanë anuluar aktivitetet e tyre për të garantuar  sigurinë e studentëve dhe stafit.

Ndërkohë, pritet që moti të fillojë të përmirësohet më 6 Shtator, ndonëse dëmet dhe ndihma emergjente vazhdojnë të jenë përparësia kryesore./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button