Përfshihet nga flakët një fabrikë në zonën e Ish-Metalurgjikut në Elbasan
Një zjarr me përmasa të mëdha është regjistruar sot në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan, pranë ‘Kurum’.
Në terren janë parë shtëllunga tymi gjigande.Nga zjarri rrezikohet jeta e punëtorëve.Nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.
Paraprakisht situata paraqitet mjaft kritike. Disa automjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ka kaluar në gatishmëri edhe Spitali Rajonal i Elbasanit Autoambulanca dhe personeli mjekësor janë nisur drejt fabrikës së përfshirë nga flakët.
Zjarri në ra një fabrikë të prodhimeve plastike. Aktualisht katër zjarrfikëse dhe dhjetëra punonjës po punojnë për izolimin e flakëve. E gjithë fabrika është mbuluar nga flakët. Për shkak të shtëllungave të tymit nga djegia, në të gjithë zonën ka ndotje masive dhe erë të keqe nga materialet plastike. Zjarri fillimisht ra në magazinën e arkave plastike.