Meri Shehu zbulon 4 shenjat që do mbyllin llogaritë me të shkuarën
Edhe në këtë sezon, emisionit televiziv nuk do t’i mungojë të hënave astrologia më e famshme në Shqipëri, pikërisht Meri Shehu. Sot është data 2 Shtator. Jemi në fillim të këtij muaji dhe astrologia solli pikërisht parashikimin e saj për shenjat e horoskopit.
“Ky është një muaj që do t’i themi lamtumirë pushimeve, por mesa duket do të jetë muaj i nxehtë akoma. Është një muaj që ka ekuinoksin, pra barazohet dita me natën në datën 22. Është një muaj që fillon me hënë të re nesër. Kemi një hënë të re të bukur në Virgjëreshë, që do të thotë që Virgjëresha, Shigjetari, Binjakët dhe Peshqit, më në fund do mbyllin llogaritë me të kaluarën dhe hapin një situatë të re në jetën e tyre. Mund të jetë profesionale, familjare, karrierë, etj. Më në fund do ndjenjë që dalin nga një bllokim i gjithë muajve të verës”.
“Pastaj në datë 4, Marsi futet në Gaforre. E kishim deri tani në Binjak, na kënaqi, dolëm, udhëtuam, bëmë gjëra, folëm më shumë, e morëm më lehtë, nuk u stresuam shumë. Ishim në komunikim. (Marsi) Futet në Gaforre, por Gaforrja është pak e ndjeshme, familjare, me nota emocionale të forta. Kështu që Gaforrja, Bricjapi, Dashi dhe Peshorja do shikojnë që do të futen në një impulsivitet më të madh gjatë Shtatorit dhe jo çdo gjë do vijë lehtë. Do përpiqen ta rimarrin, ta ribëjnë ose të sfidohen, për të arritur gjërat e tyre, këto 4 shenja”.
“Por do kemi edhe superhënën në datën 18. Është një superhënë e fuqishme në shenjën e Peshqve, është shumë e bukur dhe është shumë e madhe dhe është eklips. Do ndikojë fuqishëm te Peshqit, Binjakët, Virgjëresha dhe Shigjetari. Do ndikojë romantikisht te Akrepi dhe Gaforrja”, tha mes të tjerash astrologia.
Por si do të jetë renditja e shenjave për këtë muaj? Cila do të jetë shenja me më shumë fat? Meri Shehu sjell renditjen e shenjave nga më keq në më mirë: 12-Dashi, 11-Bricjapi, 10-Demi, 9-Gaforrja, 8-Shigjetari, 7-Akrepi, 6-Virgjëresha, 5-Peshqit, 4-Luani, 3-Binjakët, 2-Ujori, 1-Peshorja./Pamfleti