Lajme

Arrestohet shqiptari në Turqi, dyshohet si bashkëpunëtor i shërbimit sekret izraelit

Shqiptari u ndalua nga Departamenti i Anti-terrorit i Policisë së Stambollit

Liridon Rexhepi, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), ka rënë në pranga në Stamboll.

Mësohet se Rexhepi u arrestua nga Departamenti i Anti-terrorit i Policisë së Stambollit, pasi akuzohet si spiun izraelit.

Rexhepi, i cili akuzohet se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës, ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transferta të shumta parash për personelin turk, nëpërmjet Western Unionit. Aktivitet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.

Rexhepi është ndaluar më 30 gusht dhe sipas mediave vendase, në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para.

Raportohet po ashtu se Mossad-i, për personelin e tij në terren në Turqi ka transferuar para nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova./gazeta-shqip.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button