Kuptimin e dhelprës në bustin e Skënderbeut e shpjegon avokati
Statuja e Skënderbeut vendosur dje në Kalabri ka ngritur stuhi në rrjete sociale për shkak të deformimit të fytyrës së Skënderbeut tek një ngjizje të fytyrës së Edi Ramës si dhr tek një lëkurë dhelpre vendosur mbi kurriz të Skëndërbeut.
Shumë debate janë zhvilluar rreth kuptimit të saj por avokati Genc Gjokutaj, ofron një interpretim më koherent.
”Dhelpra ne shpine te Skënderbeut ne statujen e inaguruar ne Kalabri sipas turkologjise as me shume e as me pak do te thote se Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti ka qene qafir!
Etimologjia e kesaj fjale do te thote jobesimtar apo antiislamik por edhe tradhetar dhe i pafe!
Kete e ka shume per qejf miku i KM tone Erdogan! Dhe dhelpra ne statuje i kenaq pa mase turqit pasi simbolizon tradhetine dhe antiislamizmin e Skenderbeut! Pra sipas statujes dhe ideatoreve te saj Skenderbeu paska qene qafir!
Arberesheve simboli i dhelpres do tju pershkruhet si shenje e antiosmanizmit dhe proeuropianizmit te Skenderbeut! Pra perseri qafir i Turqise!
Por qafiri i vertete eshte vete Rama i cili me fytyren e tij ne trup te Skenderbeut dhe dhelpren ne kurriz nuk e ka problem ti rrije ne preher Erdoganit duke i kenduar ne turqisht kenge per Europen dhe kunder Shqiperise!
Madje edhe termi “qafir” merr tjeter dimension kur flitet per nje Bej modern qe demton çdo dite vendin e tij!”, shkruan ai në rrjete sociale./OraNews