Vendi

Qeveria mblidhet sot në orën 10:00 në Dajt, çfarë pritet të diskutohet

Sot, e diel 1 shtator 2024, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri politik, pas një pauze të pushimeve verore.

Në fokus të takimit pritet që të jetë analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. Në takim do jenë pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Maxhoranca e konsideron këtë mbledhje një hap të rëndësishëm për të paraqitur strategjitë dhe prioritetet në vijim. Mbledhja që pritet të nisë në orën 10:00, do të mbarojë në orën 18:00.

Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron. Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje pritet që të bëhet edhe plani për vitin zgjedhor.

Ndërsa, më datë 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe. Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button