Aksident i rëndë në rrugën nacionale Lushnje Berat.
Një mjet tip autobot qe transportonte karburant është përplasur më një mjet bujqësor. Nga përplasja zetori është shkatërruar plotësisht ndërsa drejtuesi i zetorit A. T është në gjendje të mirë sepse është hedhur nga mjeti në momentin që ka ndodhur përplasja. Nuk ka pasur të njëjtin fat drejtuesi i autobotit i cili ka përfunduar bashkë me mjetin në kanalin kullues. Prej shumë minutash përpjekjet për t’a nxjerrë janë të kota,Zjarrfiksja dhe mjete bujqësore nuk mundin t’a ngrenë autobotin që të nxjerrin drejtuesin e mjetit . Shumë banorë të zonës dhe policia në vendngjarje. Policia ka ndërprerë qarkullimin.
Drejtuesi i autobotit P.P në gjendje të rëndë është nxjerrë pas një ore megjithë përpjekjet e zjarrfikësve të Lushnjes dhe mjeteve bujqësore që erdhën në ndihmë. P. është përcjellë me urgjencë në spitalin e Lushnjes në gjendje kritike për jetën.