Life Style
Donaldi e mori urimin nga Bora ndërsa Romeo e mori nga gjysma e tij, nuk është Heidi
Binjakët Veshaj festojnë sot 29-vjetorin e lindjes.
Një urim tepër i veçantë dhe i ëmbël ka ardhur pak momente më herët nga Donaldi për gjysmën e tij, Romeon. Nëpërmjet një fotografie të ndarë në llogarinë personale të Instagram-it me ish-finalistin e “BBV3”, Donaldi shkruan përbi:
Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë! Asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!”
Rikujtojmë që Donaldi mori një urim tepër të veçantë nga partnerja e tij Bora Zemani, ndërsa Heidi ende nuk është “bërë e gjallë” për të uruar Romeon.