Zgjedhjet më të mira natyrale kundër pagjumësisë
Nëse dyshoni se vuani nga nivele të larta të pagjumësisë, më poshtë do të gjeni të renditura pesë ushqime të pasura me elementë që lehtësisht mund t’i përfshini në ushqimin tuaj të përditshëm.
Në ditët e sotme, kërkimet shkencore moderne tregojnë se të paktën 90 përqind e njerëzve vuajnë nga pamjaftueshmëria e ushqyesve të domosdoshëm për nxitjen e gjumit, i cili është i rëndësishëm për një sërë aspektesh të shëndetit.
Pamjaftueshmëria e këtyre përbërësve kanë lidhje me pagjumësinë, kontraktimet muskulore, stresin, sindromat paramenstruale, dhe shëndeti i pakët i zemrës.
Spinaqi
Spinaqi është një perime e shkëlqyer që mund të përfshihet lehtësisht në vaktet tuaja sa herë që të jetë e mundur. Spinaqi është i pasur me minerale. Barishtet si spinaqi përmbajnë sasi domethënëse të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminat A, C, E dhe K.
Përfshijeni atë në lëngje frutash dhe perimesh, salca, apo sallata. Shija e tyre jo vetëm që do të pasurohet por ushqyesit do të jenë të shumëllojshëm.
Çokollata
Shumë ekspertë të fushës së ushqyerjes besojnë se ciklet hormonale tek njeriu shkaktojnë pamjaftueshmëri të disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë.
Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.
Farat e kungullit
Farat e kungullit janë një tjetër burim i shijshëm dhe ushqyes. Ato mund t’i blini të paketuara, ose t’i mblidhni të freskëta nga kungulli vetë.
Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.
Avokado
Në ka një frut që gjendet absolutisht kudo ai është avokado. Ky frut kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh duke nisur nga patatet e ëmbla, vezët, orizi dhe fasulet. Për më tepër, avokado është një burim fantastik i yndyrnave të shëndetshme.
Orizi i errët
Orizi kaf nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit. Orizi kaf është i pasur me fibër dhe proteinë duke u përshtatur shumë mirë në gatime Orizin kaf mund ta konsumoni disa ditë në javë./SYRI.net