Vendi
Tragjike në Lushnjë, 45-vjeçari goditet nga rrufeja, gjendet i vdekur nga familjarët
Një 45-vjeçar nga Lushnja ka humbur jetën pasi është goditur nga një rrufe.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, ku është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç.
“Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja”, sqaron policia./Top Channel