Pas hapjes së kanalit të tij në YouTube, Ronaldo hyn në Librin e Rekordeve Guinness!
Brenda 10 ditëve nga hapja e kanalit, ai grumbulloi 53 milionë abonentë dhe hyri në librin e Guinness si personi me numrin më të madh të abonentëve të fituar brenda 24 orëve.
Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo kohët e fundit hapi një kanal YouTube me emrin ‘UR · Cristiano’ dhe brenda disa orëve theu të gjitha rekordet. I ndjekur nga 900 milionë njerëz në të gjitha rrjetet sociale, vetëm në orën e parë e gjysmë pas hapjes së kanalit siguroi një milion abonentë, duke thyer kështu rekordin e YouTube.
Brenda 10 ditëve nga hapja e kanalit, ai grumbulloi 53 milionë abonentë dhe hyri në librin e Guinness si personi me numrin më të madh të abonentëve të fituar brenda 24 orëve.
“Dominimi i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale vazhdoi pasi iu dha titulli i rekordmenit të Guinness për numrin më të madh të abonentëve të fituar në YouTube brenda 24 orëve. Numri zyrtar nga YouTube prej 19,729,827 abonentësh u zbulua ekskluzivisht nga libri i rekordeve Guinness në fillim të kësaj jave”, njoftuan ata
Përveç përmbajtjeve të lidhura me futbollin, futbollisti 39-vjeçar poston edhe video për stilin e jetesës, me partneren e tij Georgina Rodríguez, e cila tërhoqi vëmendjen e fansave pasi e quajti atë “gruan e tij”.
Përveç kësaj, ai kohët e fundit publikoi një video ku Georgina vlerëson kombinimet e tij të modës nga e kaluara, dhe videoja mblodhi më shumë se 17 milionë shikime dhe dy milionë pëlqime brenda vetëm tre ditëve. Në fakt, Ronaldo ka njoftuar se kanali do të jetë plot surpriza dhe përmbajtje të ndryshme përmes të cilave fansat do të mund të njihen më mirë me të dhe familjen e tij.