Vendi

Parashikimi i motit 31 Gusht 2024, si priten të jenë temperaturat

Vendi ynë, pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që intervalet e gjata me diell të jenë mbizotëruese në orët e para të ditës në zonat bregdetare.

Ndërsa pjesa tjetër e vendit tonë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta të vranësirave.

Por parashikohet që gjatë pasdites vranësirat të shtohen në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësirat më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore, duke rrezikuar për momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimore – Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./albeu.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button