Ushqimi grek që ka pushtuar Shqipërinë vijon rritjen e çmimit, si ka ndryshuar sufllaqja ndër vite
Në fakt, sufllaqja, si ushqim i shpejtë, është e shpërndarë pak kudo në btë, ku komunitete greke kanë hapur bizneset e tyre. Edhe pse mund të konsiderohet një pjatë jo e plotë, cmimet e saj ndryshojnë në vende të ndryshme.
Në Shqipëri ka qenë një ‘porosi’ relativisht e lirë që ka filluar të shitet rreth 100 lekë. Më pas, me kalimin e viteve, sufllaqja u bë më e shtrenjtë edhe për shkak të rritjes së kostove të produkteve. Sot, së paku në Tiranë e qytete kryesore turistike, një sufllaqe kushton mesatarisht 250 lekë. Alternativa të ngjashme me të, edhe falë marketingut, arrijnë në shifra rreth 500 lekë. Mirëpo, çmimi nuk ka për të qenë më ky! Si të gjitha ushqimet, edhe sufllaqja, prej nga nuk është e lehtë të heqësh dorë, do të ndryshojë!
Të parët që kanë ngritur shqetësimin për këtë janë krijuesit e saj, grekët. Çmimi aktual, në Greqi, është rreth 5 euro ndërsa efektet ndihen edhe në blerje, prandaj shumë biznese janë të shqetësuar ndërsa pretendojnë se çmimi do të vijojë të rritet. Po ju, deri në sa para do paguanit për një sufllaqe? / Living