F1 – Italia, stacioni i radhës
Italia do të jetë organizatore e garës së 16-të të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.
Gara me 53 xhiro do të zhvillohet në pistën Monza me një gjatësi prej 5,7 kilometrash, në qytetin Monza të Italisë, më 1 shtator të dielën në orën 16:00. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 15:00.
Këtë sezon në F1, Max Vestappen fitoi 7 gara, ndërkaq Lewis Hamilton dhe Lando Norris nga 2, Carlos Sainz, Charles Leclerc, George Russell dhe Oscar Piastri nga një.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Italisë janë si më poshtë:
Pilotët
1. Max Verstappen (Holandë): 295
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 225
3. Charles Leclerc (Monaco): 192
4. Oscar Piastri (Australi): 179
5. Carlos Sainz (Spanjë): 172
– Ekipet
1. Red Bull: 434
2. McLaren: 404
3. Ferrari: 370
4. Mercedes: 276
5. Aston Martin: 74/OraNews