Vendi

Doktori i jep mikut të tij 50 mijë euro hua, pas një jave borxhliu i hyn në shtëpi dhe i vjedh edhe 15 mijë euro të tjera. Veprimi që e tradhtoi hajdutin

15 mijë euro u vodhën në një banesë në Komunën e Parisit në Tiranë këtë të enjte, ndërsa autori ra në pranga.

Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij në kryeqytet.

Sipas informacioneve, Hasani ka qenë shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme te QSUT

Para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh.

Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit.

Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike.

Mësohet se autori është pronar i disa bizneseve.

/tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button