Shëndet

Ushqimet që Ndikojnë në Rrahjet e Zemrës – Cilat e Normalizojnë

Rrahjet e zemrës konsiderohen të shëndetshme kur janë mes 60 dhe 100 rrahje në minutë.

Megjthatë ato ndikohen nga shumë faktorë ku përfshihet: gjendja emocionale, ushqyerja, shëndeti mendor, medikamentet dhe niveli i aktivitetit fizik.

Konsumi i disa ushqimeve apo pijeve mund të shtojë rrahjet e zemrës edhe në nivele jo të shëndetshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni ose kufizoni për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele të shëndetshme.

Ushqimet Dhe Pijet E Pasura me Kafeinë

Ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë kanë tendencën të rrisin rrahjet e zemrës.

Kafeina stimulon sistemin qendror nervor dhe ekzalton trurin duke shkaktuar një rritje të beftë të rrahjeve të zemrës.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo rrahjet e çrregullta të zemrës duhet të shmangin kafeinën.

Çokollata

Çokollata është e pasur me një substancë stimuluese natyrale që quhet theobromine.

Kjo substancë gjendet jo vetëm tek çokollata por edhe tek nënproduktet e saj siç janë akullorja me çokollatë, ëmbëlsirat, qumështi me çokollatë apo çokollata e ngrohtë.

Ndikimi i kësaj substance tek rrahjet e zemrës është e gjitha në varësi të dozës.

Sheqeri

Ushqimet e tejmbushura me sheqer rrisin shpejt rrahjet e zemrës.

Sheqernat në gjak pengojnë funksionin e enëve të gjakut dhe rrisin tensionin e gjakut e bashkë me të edhe rrahjet e zemrës.

Ndër ushqimet që shkaktojnë një rritje të beftë të sheqernave në gjak janë: pijet e gazuara, ëmbëlsirat, buka, makaronat dhe orizi i bardhë.

Specat Djegës Për Normalizimin e Rrahjeve të Zemrës

Specat djegës kanë tendencën të parandalojnë çrregullimet në rrahjet e zemrës.

Nëse aritmia është e vazhdueshme ajo mund të pakësojë qarkullimin e gjakut në tru dhe në organe të tjera.

Kapsaicina tek specat djegës përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul rrahjet jo normale të larta të gjakut.

Konsumoni ushqimet duke i kombinuar me pak speca djegës pa e tepruar me sasinë./AgroWeb.org

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button