ShowBiz

“Të kapi mami prej brekësh dhe…”/ Vazhdojnë ironitë ndaj Romeos

Romeo Veshaj është shpallur mbrëmë finalisti i parë i këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”

Romeo Veshaj është shpallur mbrëmë finalisti i parë i këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”. Ai ishte në një televotim së bashku me partneren e tij, Heidi Baci, por mendonin se ishte për eliminim.

Çdo gjë u zbulua mbrëmë gjatë spektaklit, ku disa banorë u habitën kur Ledion Liço fillimisht tha se Romeo do të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Veshaj e mori vesh se si qëndronte e vërteta kur shkoi në studion e madhe, ndërsa pjesa tjetër përmes një klipi.

Ndërkohë pas përfundimit të spektaklit, Graciano Tagani ka nisur të ironizojë mënyrën se si Romeo shkoi drejt e në finalen e madhe që do të mbahet më 25 maj.

Duke qeshur, balerini shprehet se ‘aktorin e çoi mami në finale, e kapi prej brekësh dhe e çoi direkt në triumf’./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button