Tech

Kina shpik një metodë e re për të ‘prodhuar’ ujë në Hënë

Një metodë e re për prodhimin e ujit në Hënë mbërrin nga Kina në funksion të misioneve të ardhshme njerëzore. Sipas shkenctarëve kinezë nga një ton regolit (përzierja e pluhurit dhe gurëve që përbëjnë tokën hënore) ju lejon mund të merren 50 kilogramë ujë, një sasi e mjaftueshme për të mbushur njëqind shishe gjysmë litri.

Studimi u publikua në revistën ”The Innovation” nga studiues nga Akademia Kineze e Shkencave të udhëhequr nga Wang Junqiang në Institutin e Teknologjisë dhe Inxhinierisë së Materialeve Ningbo

Prania e përhapur e ujit në Hënë është demonstruar nga kërkime të ndryshme të kryera si pjesë e misioneve të ndryshme hapësinore, nga ato të programit Apollo të NASA-s (të kryera midis viteve 1960 dhe 1970) deri te misioni i fundit kinez Chang’E-5 i cili në dhjetor 2020 u kthye në Tokë duke sjellë gati dy kilogramë material hënor.

Megjithatë, përmbajtja e ujit në mineralet hënore është jashtëzakonisht e ulët, duke lëvizur midis 0.0001% dhe 0.02%. Për këtë arsye, mbetet e vështirë nxjerrja dhe përdorimi i ujit në vend në Hënë.

Në studimin tonë ne përdorëm mostra të regolitit hënor të sjellë nga misioni Chang’E-5, duke u përpjekur të gjenim një mënyrë për të prodhuar ujë në Hënë”, thekson Wang.

Ndër mineralet kryesore hënore, ilmeniti është ai me përmbajtjen më të lartë të hidrogjenit, i cili, i mbartur nga era diellore, mbetet i ‘ngatërruar’ në strukturën e tij unike retikulare.

Këto zbulime mund të hapin një rrugë të re për shfrytëzimin e burimeve hënore për misionet e ardhshme njerëzore. Uji mund të përdoret për të pirë dhe ujitur të korrat, por jo vetëm kaq: nëpërmjet një procesi elektrokimik ai mund të zbërthehet në hidrogjen, për prodhimin e energjisë dhe oksigjen, thelbësor për frymëmarrjen./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button