Bota
Autoritetet japin alarm në Itali, priten stuhi shiu dhe breshëri në orët në vijim
Autoritetet italiane kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasditen e sotme, pasi në orët në vijim pritet përkeqësim i motit në disa rajone.
Kujtojmë që një ditë më parë një stuhi e fortë shiu dhe breshëri shkaktoi dëme të shumta, duke përmbytur aeroportine Malpensës, si dhe theu disa xhama makinash. Ndëkrohë që sot meteorologët parashikojnë sërish stuhi të forta në Umria, Milano dhe në Brianza.
Qendra Rajonale Funksionale e Mbrojtjes Civile lëshoi një alarm të verdhë. Reshje intensive mund të ndodhin në zonën e Ternit. Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm. Nesër priten sërish reshje të reja, sërish në formë shiu apo shtrëngate./OraNews