Bota

Panik në aeroportin e Parisit, evakuohen të gjithë pasagjerët dhe stafi

Momente paniku kapluan qytetarët dhe punonjësit në aeroportin e Parisit Orly pas një telefonate për paralajmërim për bombë.

Një burim policor i tha Le Parisian se personi që telefonoi pretendoi se kishte vendosur një bombë brenda tualetit në aeroport.

Menjëherë është bërë evakuimi i të gjithë personave ndërsa pas disa orësh është njoftuar se situata është normalizuar dhe se alarmi ka qenë i rremë.

“U tmerruam, shikoje vetëm njerëz që vraponin, na thanë që të dilnim jashtë”, ka deklaruar një prej pasagjerëve./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button