Bota

Gjyshja “gangstere”! Feston 102-vjetorin duke… u hedhur me parashutë

Një britanike ka festuar 102 vjetorin e lindjes duke u hedhur nga avioni me parashutë. Manette Baillie, e cilësoi “mision të mbaruar” hedhjen me parashutë.

Ajo e ndërmori këtë iniciativë të rrezikshme për moshën e saj për të grumbulluar fonde për të ndihmuar tre organizata bamirësie që ajo i ka për zemër. Ajo ka grumbulluar 9 mijë stërlina nga objektivi prej 30 mijë stërlinash.

Padyshim kishte frikë dhe tension nga admiruesit e saj të fshatit ku ajo jeton që prej vitit 1961 në Anglinë juglindore, kur parashuta e saj u hap në momentin e hedhjes nga avioni, ndërkohë që vetëm disa minuta nga mbërritja në tokë, 102 vjeçarja filloj të ecte me këmbët e saj.

Manette Baillie ka punuar për Flotën Detare Mbretërore britanike në Egjipt gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte e martuar me një ish-ushtarak britanik.

Zonja Beili e cila është një grua e pasionuar pas aventurave njihet për iniciativa të çmenduar. Ajo edhe pse 1020-vjeçare ende i jep makinës dhe për 100 vjetorin e lindjes së saj, arrit shpejtësinë e 130 miljeve në orë me një Ferrari, në pistën britanike të automobilizmit të Formula One në Silverstone.

Rekordin e hedhjeve me parashute e mban një kanadez në moshën 106-vjeçar, por ajo është rekordmenia britanike dhe pyetja që mbetet pa përgjigje sot, nisur nga shëndeti i mirë që ajo gëzon në moshën 102-vjeçare, është se cila do jetë aventura e radhës e kësaj britanike që ka vendosur të sfidoj gjithçka mundet në këtë jetë/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button