4 truke gjeniale për të hequr njollat nga rrobat
Që në fëmijëri na është thënë nga prindërit të tregohemi të kujdesshëm teksa hamë ose kur bëjmë detyrat, pasi për çdo njollë do të kishte një dënim. Por mesa duket njollat janë të pashmangshme. Përveçse të pashmangshme, ndonjëherë edhe të vështira për t’u hequr. Harxhojmë pafund para për të blerë produktet larëse dhe jo gjithmonë gjejmë zgjidhje.
Zbuloni në Living disa truke interesante që mund t’ju shërbejnë në çdo kohë.
• Qumësht dhe miell misri
Njolla në tapet? Mos u shqetësoni, me vetëm pak qumësht mund t’i hiqni ato lehtësisht. Mjafton të përzieni qumështin me pak miell misri, derisa të formohet një pastë dhe me të të fërkoni pjesën ku është bërë me njolla. Lëreni të thahet dhe më pas pastrojeni me furçë dhe ujë, si zakonisht.
• Qumësht soje
Për të hequr njollat nga rrobat me ngjyrë, mjafton ta njomni mirë pjesën e njollosur me qumësht soje dhe ta lini ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes lajeni me një detergjent të thjeshtë. Njolla do jetë zhdukur pa nam e nishan.
• Sodë buke dhe lëng limoni
Bojë stilolapsi në bluzë ose fustanin e ri ? Bëni një pastë me 2 lugë gjelle sodë buke dhe 2 lugë gjelle lëng limoni. Mbulojeni pjesën e njollosur të bluzës me pastën dhe lëreni ashtu për 3-4 orë. Më pas fërkojeni me një sfungjer të butë dhe lani veshjen si zakonisht.
• Llaku i flokëve
Llaku i flokëve është aleati ideal për të hequr njollat e vajit, kafesë, verës së kuqe dhe bojtushave të ujit. Mjafton të spruconi pak llak flokësh në zonën ku është shfaqur njolla dhe më pas t’i vendosni një napë të bardhë sipër për 30-40 minuta . Më pas lani veshjen ku është shfaqur njolla./LIVING