Tech

WeTransfer me njoftim të rëndësishëm për përdoruesit

Kompania WeTransfer dërgoi një mesazh për përdoruesit, duke njoftuar një ndryshim të rëndësishëm.

Është, në fakt, një risi që WeTransfer po prezanton dhe për të cilën ata kanë shkruar si në rrjetet sociale ashtu edhe në blogun në faqen zyrtare – zgjatet kohëzgjatja e linqeve, transmeton Telegrafi.

“Të dashur përdorues, nuk e kemi menduar kurrë në një milion vjet që do të na duhej ta themi këtë, por ja ku jemi. Me zemër të rëndë ju informojmë se lidhjet e WeTransfer nuk do të mund të skadojnë më”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Në blogun zyrtar, ata shkruajnë shpjegime shtesë – linqet për shkarkimin e të dhënave të dërguara do të mund të zgjaten deri në 30 ditë për ata që kanë një version me pagesë të WeTransfer, dhe për ata që kanë një falas, nga 3 në 7 ditë.

Gjithashtu, ky opsion zbatohet vetëm për aplikacionin WeTransfer, pavarësisht nëse është një aplikacion iPad, iOS ose Android, dhe ja se si mund të përfitoni prej tij:

Kur merrni një Transfer të ri, pra një link në aplikacion, kur ta prekni do të keni opsionin “ruaj për më vonë”.

Pas kësaj, ju mund të zgjidhni nga seksioni “ruajtur” nëse do të zgjasni datën e skadencës me 30 ditë, ose nga 3 në 7 ditë.

Ju mund të përdorni skedarët e ruajtur në këtë mënyrë sa herë që dëshironi – kështu që nuk duhet të prisni për periudhën që keni zgjedhur për t’iu qasur atyre. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button