Ndryshojnë kontrollet e passaportave për shqiptarët! Nuk ka më vula por shenja gishtash dhe fotografi
Nga 10 Nëntori, shqiptarët dhe shtetasit nga vendet që nuk janë pjesë e zonës Schengen nuk do të marrin më vula hyrje apo dalëse në pikat kufitare të shteteve anëtare të BE-së.
Vulat në pasaportat fizike do të zëvendësohen me regjistrimin në mënyrë dixhitale që do t`ju bëhet të dhënave të udhëtarëve sa herë që ata hyjnë dhe të dalin nga kufijtë e jashtëm të Schengenit, për të siguruar që ata të mos qëndrojnë në zonën Schengen për më shumë se nëntëdhjetë ditë në çdo periudhë 180-ditore.
Udhëtarëve do t’u kërkohet të paraqesin gjurmët e gishtave dhe do t’u realizohet skanimi biometrik i fytyrës në kalimin e tyre të parë. Ky informacion do të regjistrohet në një skedar dixhital.
Në kalimet e mëvonshme do të jetë e mundur të hyni më shpejt në kufijtë e zonës Schengen pasi policët kufitarë që menaxhojnë këtë sistem do të kërkojnë vetëm një skanim të pasaportës biometrike në një nga pikat elektronike të vetë-shërbimit nëse ekzistojnë në atë pikë kufitare për të përputhur dokumentin e identitetit me të dhënat biometrike të regjistruara.
Ky sistem i ri do të kërkojë që vizitorët nga vendet jo Schengen të aplikojnë për autorizim përpara udhëtimit në 29 vende evropiane dhe të paguajnë një tarifë prej shtatë Euro një herë në tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj./LIVING