Lajme

Janë deklaruar si ‘dashnorë’ të listave të mbyllura”, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit: Qen të pështirë, vemje që kanë frikë nga vota e shqiptarëve

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kritikuar sërish deputetët e opozitës, ndërsa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet.

Ai i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha se deputeti Gazment Bardhi dhe mbështetësit e tij do ta sulmojnë menjëherë pas zgjedhjeve.

Sipas tij, e gjithë loja bëhet për të siguruar një vend në listat e kandidatëve.

Ish-deputeti tha se ai grup kanë frikë nga vota e qytetarëve dhe bënë pazar me Ramën për të mbajtur listat e mbyllura.

“Nuk mund të pretendosh se je ndryshe kur merr pjesë në “gatimin” e një çorbe qensh për disa qen të pështirë që nuk ju plas për opozitën dhe opozitarët, por vetëm për një karrige të qelbur në Parlament.

Nuk është rastësi që në çdo komision që krijon Rama është anëtare Gaz Bardhi, më forcohet bindja që grupi i gazrave ndotës do të fillojnë të vjellin përsëri kundra demokratëve dhe opozitarëve pas zgjedhjeve të 2025 nëse Berisha do t’i “emërojë” si deputetë këta vemje që kanë frikë nga vota e shqiptarëve dhe janë deklaruar si “dashnorë” të listave të mbyllura apo listave të dhjera siç quhen ndryshe”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale./tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button