Bota

The Guardian/Vdekjet në Europë mund të trefishohen për shkak të të nxehtit

I ftohti vret më shumë njerëz në Evropë sesa i nxehti, dhe disa thonë se ndryshimet klimatike do të reduktojnë ato vdekje.

Por një studim i publikuar në revistën “Lancet Public Health”, ka gjetur se numri i vdekjeve mund të rritet sidomos te njerëzit e moshuar dhe më të cenueshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.

Nëse bota arrin temperaturën katastrofike prej 3 ose 4 Celsius, studiuesit kanë thënë se rritja e numrit të vdekjeve nga i nxehti do ta tejkalojë atë nga i ftohti.

Studiuesit kanë theksuar se rezultatet sugjerojnë se ndryshimet klimatike mund të paraqesin “sfida të paprecedentë” për sistemet publike shëndetësore, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit, raportoi The Guardian./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button