Life Style

Shumë ankohen për rënie flokësh këtë periudhë, por ja çfarë duhet të dini

Jastëku i mbuluar, me qime, dyshemeja e veshjet po ashtu ? Me siguri që gjëja e parë që ju shkon ndërmend është se sa shumë flokë ju bien! Por përpara se të alarmoheni duhet të dini se rënia e flokëve është një proces sa biologjik po aq dhe i natyrshëm.

Një person humbet mesatarisht 60 deri në 100 fije flokë të ditë. Nuk duhet të gënjeheni nga gjatësia e flokëve e të mendoni se po humbni shumë flokë, ndonëse në periudha të caktuara kjo gjë ndodh.

Sa gjenetike, kjo gjë përcaktohet nga stili i jetesës dhe shumë faktorë të tjerë. Çdo lloj traume fizike apo emocionale si për shembull një operacion, një aksident apo një sëmundje mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve.

Shtatzënia është një ndër shkaqet kryesore të rënies së flokëve. Ndryshimi i balancave të hormoneve ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e flokëve

Shumë vitaminë A

Nëse për çfarëdo lloj arsye po merrni vitaminë A, mbidozat e kësaj vitamine shkaktojnë rënie floku

Mungesë proteinash

Nëse regjimi juaj ushqimor nuk përmban sasinë e duhur të proteinave që kërkon trupi, mund të ndesheni me tufa flokësh nëpër shtëpi. Anemia është një ndër sëmundjet që ndikon drejtpërdrejtë në rënien e flokëve.

Mungesë të vitaminës B 

Nëse mbidoza e vitaminës A ju shkakton probleme, defiçitet e vitaminës B mund t’ju shkaktojnë të njëjtin problem.

Lupus 

Një sëmundje auto-imune mund të shkaktojë rënie flokësh. Rënia drastike në peshë mund të shoqërohet gjithashtu me rënie flokësh. Medikamentet të ndryshme si antidepresantët apo pilulat e dobësimit kanë efekt negativ në shëndetin e flokëve.

Nëse ndiqni këshillat e mëposhtme procesi i rritjes së flokëve do të përshpejtohet

Masazhoni skalpin e kokës në të lagur e të thatë

Nuk është e thënë që skalpin ta masazhoni vetëm gjatë kohës së dushit, por dhe pas tij me disa pika vaji esencial. Në këtë mënyrë ju do të përshpejtoni qarkullimin e gjakut dhe folikulat e flokëve do të ushqehen më mirë.

Vitamina

Dermatologë të ndryshëm sugjerojnë gjithashtu marrjen e vitaminave për të ushqyer flokët dhe përshpejtuar procesin e rritjes. Vitamina duhet të përmbajë derivate të vitaminës B dhe antioksidantë.

Prijini flokët rregullisht

E dimë që vajzat u shmangen parukiereve, vetëm sepse nuk duan të shkurtojnë flokët, por nëse dëshironi që këto të fundit të rriten shpejtë e të jenë të shëndetshme pritini rregullisht.

Mos harroni zbutësin

Shampoja largon papastërtinë nga flokët, ndërsa balsami ushqen dhe u jep shkëlqim flokëve.

Shpëlajini me ujë të ftohtë

QShpëlarjen e fundit duhet ta bëni disa sekonda me ujë të ftohtë. Kjo do të parandalojë humbjen e lagështisë nga rrënjët e flokëve./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button