Jahti luksoz i fundosur në Siçili Dy trupa të pajetë gjenden, mes 6 të zhdukurve manjati britanik Mike Lynch dhe e bija
Ekipet italiane të kërkim-shpëtimit kanë gjetur dy trupa të pajetë brenda jahtit luksoz të fundosur pranë brigjeve të Siçilisë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se trupat janë gjetur pas dy dyshekëve, por ende nuk është bërë e ditur identiteti i tyre.
Tani, numri i viktimave të konfirmuara është rritur në tre, pasi më herët ishte zbuluar trupi i kuzhinierit kanadez Recaldo Thomas.
Në bord të jahtit ndodheshin gjithsej gjashtë persona, përfshirë Mike Lynch, një britanik i quajtur “Bill Gejtsi” dhe e bija 18-vjeçare, Hannah. Hetuesit janë ende në kërkim të katër personave të tjerë të zhdukur. Pamjet e publikuara në media tregojnë momentet e tornados që dyshohet se ka shkaktuar mbytjen e jahtit.
Për të ndihmuar në kërkime, janë angazhuar dhjetëra zhytës profesionistë që kontrollojnë pjesën e brendshme të jahtit në thellësi deri në 49 metra.
Gjithashtu, roja bregdetare ka përdorur një robot nënujor të kontrolluar nga distanca (Remotely Operated Vehicle), i aftë për të operuar në thellësi deri në 300 metra për 6 deri në 7 orë. Ky robot është në gjendje të regjistrojë video dhe të marrë imazhe të detajuara, të cilat do të shqyrtohen nga hetuesit për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes./gsh