Life Style

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë fejuar?

Heidi Baci festoi ditëlindjen, mes lulesh, dedikimesh të ëmbla dhe momentesh romantike me partneri e saj, Romeo Veshajn. Megjithatë, një postim në Instastory na ra në sy, pasi ish-banorja e “BBVA 3”, publikoi një video që tregon se mund të jetë fejuar.

Në videon në fjalë, Heidi vendos dorën e saj mbi atë të Romeos, duke na treguar edhe një unazë që shkëlqen. Thjesht “Të dua” shkroi Heidi dhe nuk dihet ende nëse çifti e ka ndërmarrë një hap të tillë.

Gjithashtu, Romeo i dedikoi edhe një mesazh të ëmbël të dashurës, duke shkruar: “Edhe 100 vite të qeshura, vajza me flokët e arta! Të dua, edhe kur s’ta them”, shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe.

Heidi ka folur më parë për një dasmë të mundshme, duke thënë se e pret një propozim, gjatë një interviste televizive, ku u shpreh se është shumë e dashuruar dhe se ajo dhe Romeo nuk ndahen dot nga njëri-tjetri./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button