ZBARDHET ngjarja në Velipojë/ Dy vëllezër qëlluan me armë zjarri dy të rinjtë dhe ia mbathën, ata ndërruan jetë në spital
Në Velipojë këtë mbrëmje janë regjistruar dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Dy vëllezër kanë qëlluar mbi dy djem me armë zjarri duke i plagosur rëndë.
Të plagosurit janë Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, punëtor i një hoteli në zonë.
Të dy ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës, por kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve.
Policia dhe një grup hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të mbledhur prova.
Njoftimi:
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje./gazeta-shqip.com