KURIOZITETE

Sonte qëndroni me sytë nga qielli, superhëna blu dhuron “spektakël” për tri netë radhazi

Fundi i muajit Gusht ofron një tjetër fenomen të jashtëzakonshëm astronomik- kombinimin e rrallë të një hëne gjigande blu. Superhëna blu do të shfaqet në qiellin e natës me 19 gusht rreth orës 20:30 dhe sipas NASA fenomeni i rralle do të vijojë për tre mbrëmje te plota.

“Një superhënë që përkon me një hënë blu është jashtëzakonisht e rrallë”, raporton agjencia hapësinore, diçka e tille do te ndodhë serish pas 13 vitesh, në janar dhe mars 2037.

Superhënat shfaqet kur orbita e satelitit është ne distancën më të afërt me Tokën, sipas NASA-s. Si pasojë hëna duket afërsisht 14% më e madhe dhe shkëlqen 30% më shume.

Superhënat shfaqen tre deri në katër herë në vit dhe shfaqen gjithmonë radhazi, duke filluar nga ky muaj, tre hënat e plota të ardhshme do të jenë superhëna. Superhënat e ardhshme do të ndodhin më 17 shtator, 17 tetor dhe 15 nëntor.

Ndërsa hëna blu, Pavarësisht nga emri i saj, nuk ka të bej shume me ngjyrën sesa me Kohen kur shfaqet. Ka dy lloje hënash blu – sezonale dhe mujore – dhe hëna blu më 19 gusht do të jetë sezonale.

Një hënë blu sezonale është hëna e tretë e plotë në një sezon astrologjik me katër hëna të plota, ndërsa një hënë blu mujore i referohet së dytës nga dy hënat e plota në të njëjtin muaj. Hëna e ardhshme blu sezonale pritet në maj 2027, sipas NASA-s. Ndërsa hëna super blu e 19 gushtit nuk do të jetë blu, në raste të rralla hëna është shfaqur blu. NASA raporton se kjo ndodh kur grimcat e vogla në ajër, zakonisht të tymit ose pluhurit, shpërndajnë gjatësi vale të kuqe të dritës dhe bëjnë që hëna të duket blu./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button