Rreth 700 mijë besimtarë Bektashianë priten në Malin e Tomorrit për pelegrinazhin e rëndësishëm! Baba Mondi: Ne kemi marrë masa për…
Besimtarët bektashianë po vizitojnë Teqenë e Kulmakut dhe varrin e Abaz Aliut si pjesë e këtij pelegrinazhi të rëndësishëm.
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit ka nisur që më 15 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, duke përfshirë 10 ditë me rite fetare, gosti dhe shfaqje muzikore. Besimtarët bektashianë po vizitojnë Teqenë e Kulmakut dhe varrin e Abaz Aliut si pjesë e këtij pelegrinazhi të rëndësishëm.
Baba Mondi, në një konferencë për shtyp, njoftoi se Kryegjyshata Bektashiane ka marrë masat e nevojshme për të garantuar një festë të mirëorganizuar. Ai tha se pritet që deri në fund të festës, Malin e Tomorrit do ta vizitojnë deri në 700,000 deri në 800,000 pelegrinë.
“Ne kemi marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës, kalimin e veturave, dhe për mbështetje higjeno-sanitare në vendet ku do të drekohen pelegrinët në këtë vend të shenjtë që njihet si shtëpia e Zotit,” tha Baba Mondi.
Kryegjyshata botërore i kërkoi pelegrinëve që të shijojnë këto ditë të shenjta, ndërsa në të njëjtën kohë të jenë të kujdesshëm ndaj zjarreve dhe të respektojnë rregullat e sigurisë për të siguruar një pelegrinazh të sigurt dhe të këndshëm./gsh