Shëndet

Bllokimi i veshëve në avion, si ta parandaloni!

Nëse për disa persona kjo është një ndjesi irrituese, për të tjerë është shqetësim që zgjat edhe pas daljes nga avioni.

Me siguri jeni përballur me bllokimin e veshëve në udhëtimet tuaja. Në terma mjekësor, ndryshe ky fenomen quhet “barotrauma e veshit”, veshi i avionit është zhurma e dhimbshme e veshit që ndonjëherë ndodh kur avioni është në ngjitje ose në zbritje.

Nëse për disa persona kjo është një ndjesi irrituese, për të tjerë është shqetësim që zgjat edhe pas daljes nga avioni. Për të shmangur këtë auditologia Sarah Lundstrom shpjegon më shumë rreth këtij fenomeni.

Çfarë është “veshi i avionit”? “Kjo ndodh kur “veshi mbyllet për shkak të ndryshimeve të presionit të ajrit gjatë fluturimit,”-shpjegon mjekja Lundstrom. Lajmi i mirë është se ndërkohë që kjo gjendje krijon njëfarë shqetësimi, kjo nuk dëmton daullet e veshit tuaj.

Pse kumbojnë veshët në avion? Arsyeja pse mund të përjetoni dhimbje veshi gjatë udhëtimeve me avion është për shkak të ndryshimit të presionit të ajrit. “Kur ka një ndryshim në presionin e ajrit të jashtëm, kjo shkakton shtyrjen e daulles së veshit dhe mbylljen e tubit eustachian,”-shton mjekja.

Sipas mjekes Lundstrom, ju mund të përtypni çamçakëz ose të mbani një karamele gjatë fluturimit për të ndihmuar në mbajtjen e “veshit të mesëm dhe tubit eustachian në lëvizje dhe të hapur”. “Gjatë fluturimit, ju mund të provoni edhe të gëlltisni diçka ose të mbyllni hundën dhe të fryni ajrin për të nxitur tubit eustachian të hapet që të lehtësojë presionin,”-përfundon Lundstrom./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button